Kati i dytë i hotelit ‘Rozafa’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës.
Rreth orës 21:15 reparti zjarrëfikës në Shkodër ka marrë njoftimin ëpr rastin e zjarrit ndërsa ka ndërhyrë menjëherë për neutralizimin e flakëve duke bërë shuarjen e plotë në pak minuta. Shkak I zjarrit dyshohet të ketë qenë ngarkesa në një panel elektrik.

Një njoftim zyrtar për zjarrin ka dhënë edhe policia e Shkodrës, ku sqaron rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”

Artikulli paraprakIMPORTET PËR 2023/ ITALIA MBETET PARTNERI I PARË I SHQIPËRISË, KINA NGJITET NË VEND TË DYTË, “KËRCEN” DHE INDIA
Artikulli tjetërPRIVATIZIMI I FABRIKËS SË BUKËS, SHTYHET SEANCA PËR ARBEN AHMETAJN, AVOKATËT: GJYKIMI I PAVLEFSHËM, SPAK…