Përfshihet nga flakët kati i 3-të i një pallati, Shkrumbohen nga zjarri 8 apartamente

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat në qytetin e Gramshit mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve 8 apartamente janë shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm e ndërsa mësohet se ka disa persona të lënduar lehtë por dhe dëme të mëdha materiale. Mësohet se pallati ndodhet pranë Komisariatit të Policisë dhe zjarri ka përfshirë katin e tretë të pallatit prej mëse një ore. Nuk dihen ende shkaqet e zjarri e ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të ardhura dhe nga qyteti i Elbasanit të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Kryetarja e Bashkisë Gramsh, Dollani: Situata problematike, shkrumbohen 8 apartamente Në një komunikim kryetarja e bashkisë Gramsh Luljeta Dollani ka deklaruar se situata është problematike. Sipas saj zjarri ka qenë shumë i fuqishëm ku ka shkrumbuar 8 apartamente. “Situata është problematike. Dy zjarrfikëse dhe një tjetër nga Gramshi po përpiqen të neutralizojnë flakët. Në dijeni time nuk ka persona të lënduar por dëme të mëdha materiale. Nga flakët janë përfshirë 8 apartamente të shkrumbuara”, u shpreh Dollani. E pyetur se çdo të bëhet me familjet, shtëpitë e të cilëve janë përfshirë prej mëse 1 ore nga zjarri, Dollani është shprehur se do bashkia do të përpiqet për të gjetur një mënyrë për strehimin e tyre. “Do të gjejmë mundësinë për të strehuar këto familje. Flakët po vihen nën kontroll dhe nuk ka rrezikshmëri që flakët të përhapen më tej”, tha Dollani Forca të shumta zjarrfikëse edhe nga Elbasani po luftojnë për shuarjen e flakëve në pallatin ku ka rënë zjarri.

Artikulli paraprakDEPUTETJA JOZEFINA TOPALLI I BASHKOHET PROTESTËS, SHKON NË ÇADRËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërPROTESTA KUNDËR TRUMPIT ME RASTIN E DITËS SË PRESIDENTIT