Përfshihet nga flakët makina e policisë
Një makinë policie është përfshirë nga flakët në aksin rrugor pranë Burgut të Ri, në Vlorë. Burime policore lokale bëjnë me dije se kamioni me targë “Policia 0021” u përfshi nga flakët në ecje e sipër. Mjeti i repartit 100 po transportonte uniformat për punonjësit e policisë dhe dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.