Përfshihet nga flakët një banesë në një pallat në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” mbrëmjen e sotme, teksa menjëherë kanë shkuar në vend forcat zjarrfikëse dhe policia.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë parë zjarrin që kishte përfshirë apartamentin në katin e pestë. Pas hyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është mësuar se nuk ka familjarë në banesë dhe dyshohet se e kanë harruar sobën ndezur, çka ka sjellë dhe zjarrin.

Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Artikulli paraprakFOTO-LAJM/ NË DUART E ZJARRFIKËSVE, MOMENTI KUR FËMIJA I VOGËL SHPËTOHET NGA FLAKËT
Artikulli tjetërU ARRESTUAN PSE FOTOGRAFUAN REZIDENCËN E ERDOGANIT, TURQIA LIRON ÇIFTIN IZRAELIT