Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Çlirimi në qendër të qytetit të Elbasanit.
Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej njeri. Në vendngjarje ndodhet policia. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.