Një ambient pularie është përfshirë nga flakët në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth.

Pularia në pronësi të shtetasit D. T., u përfshi nga flakët rreth orës 13:30 të mesditës së sotme.Ndërsa nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth,”-informoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPROTESTAT NË HONG KONG DALIN JASHTË KONTROLLI, POLICIA GJUAN ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërMAKINA RRJEDH GAZ NË MES TË KARBURANTIT, SHMANGET TRAGJEDIA NË TIRANË, ZJARRFIKËSIT IZOLOJNË ZONËN