Një banesë private është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajdar Hidri”, pranë “tregut çam”.
Policia thotë se në banesë ndodhej një e moshuar, e cila fatmirësisht nuk ka pasur lëndime.
“Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë pa probleme dhe pa dëmtime të moshuarën që ndodhej në banesë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Tiranës.