Një mjet lundrues Skaf u përfshi nga flaket e zjarrit, teksa po lundronte në ujerat e bregdetit të Shëngjinit.Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së martës në afersi të portit, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues fatmiresisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime.
Sapo konstatoi flaket drejtuesi i skafit zbriti nga mjeti lundrues dhe falë afersisë me bregun arriti të dalë.Pas shuarjes së flakeve mjeti lundrues u mor nga policia kufitare e Shëngjinit dhe u nxor në breg, ndërsa në lidhje me rastin nisen verifikimet për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri.Sezoni turistik ka shtuar lëvizjen e mjeteve lundruese në vijen bregdetare të Lezhës.
Një ditë më parë policia kufitare bllokoi 8 jet ski si dhe u gjobiten poseduesit e tyre të cilët vepronin pa dokumentacionin përkatës, ndërsa bëhet me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve.