Implikimi i ish- Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në aferat korruptive të drogës dhe lidhjet familjare me Moisi Habilajn kanë ngritur një debat të gjerë ditët e fundit në Shqipëri.

Qytetarët shkodranë ndajnë mendime të ndryshme për këtë çështje. Pjesa më e madhe e tyre e lënë fajin kryesisht tek kupola drejtuese, duke pretenduar që të gjithë mund të jenë të dyshuar, por si gjithmonë njëri prej tyre është më i rrezikuari, në këtë rast ish ministri i brendshëm.

Megjithatë, besimi se droga do të zhduket njëherë e mirë nga Shqipëria nuk mungon. Prej pak ditësh opozita ka sulmuar jo vetëm Saimir Tahirin për implikimin e tij me drogën, por edhe vetë Kryeministrin Edi Rama. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në Facebook akuzon Ramën se fshihet pas çdo Habili dhe çdo shefi policie që ka ngarkuar thasë me drogë.

Artikulli paraprakPROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN E SAIMIR TAHIRIT
Artikulli tjetër14 VJETORI I LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS