“Perfshirja sociale ekonomike e te rinjve Rom permes formimit profesional” ishte ne fokusin e nje tryeze te rrumbullaket te organizuar nga Organizata Shqiptare e Urdherit te Maltes.
Pervec te rinjeve te komunitetit rom dhe perfqesuesve te institucioneve lokale e pranishme ne kete takim ishte edhe Drejtoreshe e Arsimit dhe Formimit Profesional ne Ministrine e Mireqenies Sociale Silva Banushi e cila ne fjalen e saj beri te ditur politikat nxitese dhe mbeshtetese te ndermarra nga kjo ministri pikerisht per punesimin dhe integrimin e ketij komuniteti.
Qellimi i kesaj tryeze ishte adresimi i ceshtjeve qe lidhen me formimin profesional te rinjeve dhe te lobohet me institucionet qendrore dhe lokale per garantimin e formimit profesional tek grupet ne nevoje si komuniteti Rom.
Nderkohe ky takim u organizua ne kuader te projektit “Komintetit Rom ne Veprim’ i cili mbeshtetet nga dhe zbatohet nga Save the Children ne partneritet me Organizaten Shqiptare te Urdherit te Maltes.