Fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian janë bërë pjesë e teatrit social të organizuar nga Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër.

Projekti synon që përmes improvizimeve të thjeshta, kjo shtresë e fëmijëve të njihet më tepër me të drejtat e tyre në shoqëri. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të 3 shkollave të qytetit, ndërsa u theksua rëndësia e përfshirjes sociale të kësaj shtrese. Organizatat jofitimprurëse të vendosura në Shqipëri kanë theksuar vazhdimisht nevojën për sigurimin e një sistemi të barabartë për fëmijët romë dhe egjiptianë, ku këta të kenë mundësi të dhe akses shëndetësor si çdo qytetar tjetër. Një tjetër problematikë e shfaqur vitet e fundit është edhe numri i lartë i fëmijëve romë dhe egjiptianë të pashkolluar, kjo shpeshherë e ndikuar edhe nga mungesa e një strehe të qëndrueshme.

Artikulli paraprak“3 HERONJTË”, NË PRITJE PËR INVESTIME NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërKOPLIK, QËNDRA E QYTETIT NË KAOS