Ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Hajmel me atë të Naraçit dhe me Vaun e Dejës. Behet fjalë per rrugën e Gurragjive në fshatin Hajmel e cila prej vitesh ka qenë në gjendje tejet të amortizuar.
Ndërkohë, përfundimi i punimeve është inspektuar nga Kryebashkiaku Zef Hila, i cili është shprehur se ky investim përmirson dukshëm jetesën e banorëve të zonës.
Ndërkohë banorët shprehen të kënaqur në lidhje me këtë investim
Investimi prej 3 km rrugë është bërë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë Vau Dejës.Ky segment rrugor përveçse lidh mes tyre disa fshatra shkurton dhe kohën e udhëtimit për në qytetin e Shkodrës.