Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj. Në kuadër edhe të debatit më të fundit, ku është përfshirë edhe politika, teksa vetë drejtuesja i është drejtuar Komisionit të Venecias për mendim, ka ardhur edhe lëvizja proceduriale.

Zaçaj me një reagim të gjatë të ditës së sotme (12 Dhjetor), tha se ishte zgjedhur në detyrë “me një mandat 9 vjeçar” dhe jo në vend të ish-kryetares Vitore Tusha. Ajo njoftoi gjithashtu mbledhja e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti në një vendim dhe u shty.

“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e lirë nga presioni politik dhe mediatik”, shprehet Zaçaj ndër të tjera.

Mbarimi i mandatit të kryetares sipas saj caktohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese, teksa këmbëngul se nuk është zgjedhur “brenda mandatit të Tushës, por me një mandati të ri”.

Gjithashtu thekson se siguria e mandatit kushtetues është me rëndësi, sepse “Pa një Gjykatë Kushtetuese cënohet dhe rrezikohet siguria”.

Artikulli paraprakOPINIONI I VENECIAS, SPIROPALI: KUVENDI KA RESPEKTUAR SOVRANITETIN PARLAMENTAR
Artikulli tjetërPARALAJMËRON SHEFI I NATO-S: NËSE PUTIN NËNSHTRON UKRAINËN, DO I MËSYJË EUROPËS