Me akuza të cilat shpesh jemi ndeshur në fjalimet e Berishës edhe sot, pas lajmit se Kim do të largohet nga mandati i saj në Shqipëri, ish kryeministri nuk u kursye me akuzat ndaj saj.

Edhe pse i pasigurt nëse i mbaron mandati, Berisha shprehet se edhe në mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka gisht kryeministri. Kësaj radhe, Berisha e cilëson si manipulim të Ramës largimin e Kim nga Tirana në misionin diplomatik në Korenë e Jugut si “flakje” të një limoni të shtrydhur.

Berisha edhe pse Non Grata nga SHBA shprehet se nëse nuk do të kishte ‘respektin’ që ka për Amerikën, do ta kishte larguar me kohë, kryediplomaten, por me protesta siç ai preferon t’i cilësojë, “paqësore”.

“Unë e lexova. E vërteta është se s’u habita, për deklaratën e Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por, në këtë rast dua të theksoj, se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur.

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve s’ka pasur ndonjëherë diplomate amerikane se t’i ketë dëmtuar më shumë marrëdhëniet me Amerikën sesa ajo. Sjellja e saj s’ka asnjë të përbashkët me vendet perëndimore.

Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve se do hanë bar nëse sulmon Sali Berishën… kundërshtimi me çdo konventë ndërkombëtare, janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj vendin mik se mos të kishin qenë dy faktorë, ndjenja dhe admirimi im për SHBA, zonja në fjalë nuk do ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore do ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria. E lejoi veten si të ishte President, madje më lart, se Presidenti këtu s’mban asnjë fjalë. Ajo gjeti klikën e delikuenteve, të kapur nga droga si Rama dhe hoqi fijet e tyre, derisa më në fund tha se do emëronte dhe shefin e SKAPI-t të partisë.

S’besoj kurrë, se një diplomat mund të sillet në atë mënyrë. Bëri gjithçka për të dëmtuar imazhin e shkëlqyer të SHBA në këtë vend. Por, largimi i saj, mund t’i ketë mbaruar dhe mandati por fakti që Rama e lajmëron këtë është e paparë në 100 vite marrëdhënie me Amerikën.”- thotë Berisha.

Artikulli paraprak“E KAM FALUR KAMIKAZIN PA EKSPLOZIV, GERTI SHEHUN”, BERISHA: JA PSE AKUZOJ PUBLIKISHT EDI RAMËN PËR SULMIN!
Artikulli tjetërQYTETARËT: PËRMIRËSONI SISTEMIN E RADHËS NË SPITAL