Stafi i ambasadës së SHBA-së, në Tiranë i ka dhënë lamtumirën ambasadores Yuri Kim, pas përfundimit të detyrës në Shqipëri.

“Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë”, thuhet në një deklaratë në rrjetet sociale.

Stafi i dhuroi ambasadores Yuri Kim një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga ushtrimi i detyrës së saj përgjatë 3 vitesh e gjysmë në Shqipëri. Ndërsa detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan.

Artikulli paraprakKËRKOI NDËRHYRJEN E MACRON DHE SCHOLZ PËR ZBATIMIN E PLANIT FRANKO-GJERMAN PËR KOSOVËN, RAMA NESËR NË BRUKSEL!
Artikulli tjetërLEJUAN KULTIVIMIN E KANABISIT NË DISA ZONA TË SHKODRËS, NDALOHEN 13 EFEKTIVË TË POLICISË