Lironi Diana Bahçen! Kjo është thirrja e ministres së Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali pas arrestimit të Diana Bahçes në Shkodër, e cila u vu në pranga për akuzën e braktisjes së fëmijës së saj të parë, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë. Spiropali e cila ngre një sërë pyetjesh në lidhje me arrestimin e nënë lehonë, kërkon që të merren masa për magjistratët që dhënë këtë vendim pa ndërgjegje e pa tru.

‘Lironi Diana Bahçjen! Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nënë lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?! Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?! Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?! Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!’- shkruan Spiropali.

Diana Bahçja është dënuar me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. 28-vjeçari kërkon lirimin e gruas pasi e ka vështirë qoftë për ushqyerjen ashtu dhe për kujdesin e djalit që sapo ka mbushur dy javë.

Artikulli paraprakMBROJTËSI I PARTIZANIT DHE ‘TALENTI I LONDRËS’, SYLVINHO ME 2 EMRA TË RINJ NË KOMBËTARE
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË, KREU I FORCAVE RUSE WANGER: KEMI KAPUR BAKHMUTIN, ZALIZNIANSKE U PUSHTUA NGA TRUPAT TONA