20 efektivë të policisë në Prishtinë kanë përfunduar në spital, për shkak të një zjarri që kishte rënë në një ndërtesë.

Sipas mediave, shërbimet e policisë dhe ata të zjarrfikëses shkuan në rrugën “Hajdar Dushi”, pasi u njoftuan për një zjarr që kishte rënë në një ndërtesë. Dy gra u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, për shkak të asfiksimit nga tymi.

Fatmirësisht ato janë jashtë rrezikut për jetën. Flakët e mëdha bënë gjithashtu që të paktën 20 efektivë të paraqiteshin në spital me probleme shëndetësore. Mbeten të paqarta arsyet e rënies së këtij zjarri, ndërsa autoritetet atje kanë nisur hetimet.

Artikulli paraprakIZRAELI BOMBARDON GAZAN
Artikulli tjetërVRASJA E NDOKËS, REAGON DEPUTETI SOCIALIST