Ka përfunduar pas dy vitesh ndërprerje për shkak të problemeve të banorëve me dëmshpërblimet asfaltimi I rruëgs Shkodër – Velipojë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në rrejtin social Facebook ku shkruan:
“SHKODËR – VELIPOJË pas një pritje të gjatë për segmentin e fundit, ku më fund erdhën dokumentat e shpronësimeve nga bashkia e stërlodhur dhe u mbyllën me shpejtësi të gjitha punimet!Tani koha për të hapur kantierin VELIPOJË – SHËNGJIN”
Rreth tre javë më parë nisi asfaltimi i segmentit të fundit të rrugës së Velipojës, nga Harku i Berdicës deri në fshatin Trush, në një gjatësi rreth 2km. Punimet u ndërprenë për rreth 2 vite për arsye të dëmshpërblimit nga qeveria për pronarët e tokës nga kalonte traseja e rrugës.
Të prekura nga ky investim ishin rreth 100 familje të cilat vazhdimisht kanë bllokuar punimet pasi ishin kundër vlerës me të cilën qeveria do të dëmshpërblente tokat e tyre bujqësore për ndërtimin e rrugës së re. Aksi rrugor është i hapur për qarkullimin e lirë të mjeteve ndërkohë që inaugurimi i saj pritet të bëhet në muajin mars nga vetë kryeministri Edi Rama. K
y i fundit ka bërë të ditur se tashmë pritet të fillojë puna për hapjen e një kantieri tjetër, atij të rrugës Velipojë – Shëngjin. Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri që do të lidhë dy qendra të rëndësishme të turizmit dhe pritet të japë një zhvillim të ri për të gjithë rajonin, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të turizmit.