Regjistrimet në universitete këtë vit u mbyllën me një numër të ulët të regjistruarish, pasi 3200 kota mbetën bosh.

Situata më problematike paraqitet në universitet e rretheve dhe me konkretisht në atë të Gjirokastrës. Në këtë universitet rezulton se në disa degë janë regjistruar 3 deri 7 studentë duke rrezikuar kështu që të mbyllen, pasi nuk kanë numrin minimal të studentëve për të qëndruar të hapura. Në këtë universitet nga 1040 kuota pranimi, janë regjistruar vetëm 402 studentë, ndërkohë që vijon të ketë të lira 638 kuota. Në Universitetin “Eqerem Çabej” janë regjistruar më pak se 40% e kuotave të pranimit, përkatësisht janë regjistruar 38.65% e studentëve. Sipas Gazetës Shqiptare, në degën Ekonomi Turizmi janë regjistruar vetëm 3 kandidatë, nga 50 kuota që janë në total, në degën Matematikë-Fizikë nga 60 kuota janë regjistruar vetëm 7 studentë; në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe janë regjistruar vetëm 14 studentë nga 65 kuota pranimi, po ashtu edhe në degën Fizikë dhe Teknologji Informacioni janë 14 studentë të regjistruar nga 60 kuota pranimi. Rektori i Universitetit “Eqerem Çabej”, Bektash Mema ka folur në lidhje me procesin e regjistrimeve në këtë universitet dhe tha se janë në total 4 programe studimi, të cilat rrezikojnë të mbyllen, pasi nuk kanë numrin minimal prej 10 studentësh që të qëndrojnë të hapura. Ndërsa të dhënat zyrtare nga MAS bëjnë me dije se 18 mijë e 584 studentë janë regjistruar në universitetet publike, ndërsa 4.379 në universitetet private. Pra në total Janë 22 mijë e 963 studentë të rinj, të cilët janë regjistruar në universitete. Megjithatë janë rreth 3200 kuota të paplotësuara, sipas Ministrisë së Arsimit për 2600 kuota nuk ka student në listë për programe të caktuara pra mbeten 689 kuota të paplotësuara. 

Artikulli paraprakBRESCIA, KOSOVARI ARRESTOHET PËR NXITJE TË XHIHADIT
Artikulli tjetërMENAXHIMI I INTEGRUAR I BASENIT TË LUMIT DRIN