Ka perfunduar pa gola ndeshja e futbollit e vlefshme per javen e 33-te te Kategorise Superiore mes Vllaznise dhe Kazmes.
Shkodranet nuk kane mundur te shfryzojne avantazhin e fushes dhe mbeshtetjen e madhe te tifozerise se ketij qyteti,duke mos mundur te shenojne.Ky barazim eshte me pasoja per Vllaznine pasi ajo e e sheh veten ne rrezikun me te afert te renies nga Kategoria Superiore.
Pjesa e pare ishte e barabarte per dy ekipet ndersa ne pjesen e dyte shkodranet e kerkuan me me ngulm golin, sulmuan me shume, rrezikuan dy here me ane te Sukajt por pa mundur te marrin rezultat pozitiv.
Tifozeria qe ishte e pranishme ne stadiumin” Loro Borici” doli e zhgenjyer nga Vllaznia si ne loje ashtu dhe ne rezultat.