Ka perfunduar ne “Loro Boriçi” klasikja Vllaznia-Tirana me rezultatin . Ne pjesen e pare te lojes, pas vetëm dy minutash lojë, per Vllaznine akordohet nje penallti.Nga 11 metra distancë, Dilaver u tregua i saktë duke kaluar Vllazninë në avantazh.
Festa zgjati shumë pak,pasi katër minuta më pas kapiteni Idriz Batha u tregua perfekt në ekzekutimin e një goditje dënimi duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke mbyllur keshtu 45 minutat e para te lojes me barazim.
Elton Kale, i sapo hedhur në fushën e lojës, pas vetëm dy minutash, merr një asist perfekt nga Seferi, nuk shpërdoron duke kaluar Tiranën në avantazh në minutën e 51-të. Në “Loro Boriçi” festa është e gjitha për bardheblutë që arrijnë të gjejnë forcë duke përmbysur rezultatin.