Partizani e ka fituar derbin me ekipin e Tiranës me rezultatin 2:0.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë elektrizuese dhe disi problematike nga ana e të dyja tifozërive. Ekipi i Partizanit e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa shënoi dy gola qysh në fillime. Për të kuqtë shënuan Sukaj dhe Fejzullahu, gola këto që do ti jepnin fitoren ekipit të Partizanit. Tirana u detyrua të luajë me 10 lojtarë që nga minuta e 55-të, pasi Sukaj u ndëshkua me karton të kuq.
/ Star Plus TV /