Ka përfunduar mbrëmjen e së hënës edicioni i peste i Lezha Talent show, konkursi i nxënesve të shkollave 9-vjeçare në kenge, kercim dhe aktrim. Një gare që krijoi emocione të forta pas 3 muajsh rrugetim duke përcaktuar fituesit sipas kategorive, por terhoqi vëmendjen e publikut që duartrokiti talentet e këtij qyteti.

Aktiviteti i cili vjen si organizim i Qendres Kulturore të Femijeve “Gjergj Lacaj” në Lezhe synon identifikimin e talenteve të rinj dhe një perfshirje më të madhe te femijeve në art. Per ideatorin dhe regjisorin e këtij spektakli, Olsi Tetaj, shtrirja e tij në çdo shkollë e në çdo fshat e bën atë edhe me të veçante.

Duke iu referuar këtij spektakli nënkryetarja e bashkise Lezhë Eueda Molla dhe drejtori rajonal i arsimit në Lezhë, Hasan Muça, thane se kjo është mënyra më e mirë për të nxitur fëmijet të merren me art ashtu si edhe promovimi i tyre në mënyre të vazhdueshme.
Juria vleresoi me cmime të para në këngë Klea Markun, në aktrim Eris Gjonajn, kercim solo Eni Zefi dhe kercim ne grup vajzat e shkolles 9 vjeçare Besëlidhja, shkolle e cila u nderua edhe me kupe për paraqitjen me numrin më të lartë të pjesmarrësve.

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ VAZHDON “FSHESA” TEK VLLAZNIA, LARGOHET EDHE AJDAREVIÇ
Artikulli tjetërSHTOJI I VJETËR, RREJTI ELEKTRIK MË SHUMË SE 70- VJEÇAR