Mbikalimi në rrugën që të çon drejt aeroportit të Kukësit ka përfunduar. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Teksa iu uron një të dielë të mabrë miqve të tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo rrugë është gati të pres fluksin e udhëtarëve që do të vijnë si rrjedhojë e nisjes së fluturimeve së shpejti.
“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Nga muaji maj do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit “ZAYED- Flatrat e Veriut”. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i kompanisë “WizzAir”, József Váradi, ishin të pranishëm dy ditë më parë në fluturimin e parë të “WizzAir”, ku bën me dije se 4 destinacionet e para do jenë drejt Austrisë, 2 drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.