Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka thënë se opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio.

“Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata.

Ky këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare.

Në Këshill duhet të vijnë me propozime dhe jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër.

Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata” deklaroi Gjiknuri.

Artikulli paraprakM.MADHE,RRUGA E KALDRUNIT KTHEHET NË RREZIK PËR BANORËT
Artikulli tjetërAMBASADORI BRITANIK, NORMAN NGA SHKODRA: NËSE EKZISTON VULLNETI POLITIK, SHQIPËRIA DO MUND TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME