Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e mbajtur ditën e sotme ka përfunduar zyrtarisht. Kujtojmë se në mbledhjen e Konferencës se Kryetarëve qe u mbajt këtë te mërkurë ne orën 14.30, ishte ftuar për te qenë i pranishëm edhe Gazment Bardhi, prezenca e të cilit bëri që Flutura Açka të braktiste mbledhjen.
Në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.
Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur ne mbledhjen ku janë te pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Kryetaret e Grupeve Parlamentare dhe Kryetaret e Komisioneve Parlamentare.