Kryesia e Partisë Socialiste ka përfunduar mbledhjen e saj të parë pas Asamblesë së fundit, ku Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të fortë për një angazhim të ri dhe të plotë nga të gjithë anëtarët e partisë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025. Mbledhja, e cila u zhvillua në selinë e PS-së, u fokusua në strategjitë dhe planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Rama ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të “zbrisnin në bazë” dhe të forconin lidhjet me strukturat lokale dhe elektoratin.

Mbledhja e kryesisë u mbajt pas Asamblesë së PS-së, ku ishin diskutuar planet e mëtejshme dhe strategjitë për periudhën e ardhshme. Ky ishte rasti i parë që kryesia u mblodh në formatin e saj të ri, pas ndryshimeve të bëra në strukturat e partisë gjatë asamblesë.

Artikulli paraprakSYLVINHO: GJEORGJIA NUK ËSHTË VETËM KVARA, FORMACIONIN NUK E KAM VENDOSUR ENDE
Artikulli tjetërMASAKËR NË SUDAN, REBELËT SHKAKTOJNË DHJETËRA VIKTIMA NË NJË TREG