Shqipëria si ekip është shpallur ekipi më i mirë i edicionit të 16-të të Memorialit Ndërkombëtar të boksit që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Shkodër.

Ndeshjet finale janë zhvilluar mesditën e së dielës dhe shtatë ndeshjet kanë zhvilluar sfida interesante ku kanë spikatur edhe fitoret e boksierëve shkodranë Arjon Kajoshi, Bekim Vjerdha dhe Albert Kapaj.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia përmbyllëse e tij. Kupa e boksierit më të mirë të Memorialit ka shkuar për boksierin shkodran të kombëtares shqiptare Arjon Kajoshi i cili për mediat është shprehur i kënaqur për këtë sukses të rradhës

Nga ana tjetër, trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni në vend që t’i gëzohet suksesit të këtij ekipi, ka shprehur pakënaqësinë për Memorialin e sivjetëm duke e quajtur atë madje të dështuar.

Edicioni i 16-të i këtij Memoriali gjithsesi tashmë është mbyllur dhe puna është problemet e shfaqura në të, të përmirësohen për edicionin e ardhshëm.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B HEDH HAPA DREJT MBIJETESËS
Artikulli tjetër13-VJEÇARI NGA LEZHA ME DISTROFI MUSKULARE