U luajt në “Stadionul Zimbru” të Chisinau takimi mes Moldavisë dhe Shqipërisë. Dueli është i vlefshëm për kualifikueset e grupit H të Euro 2020.Shqiperia fitoi 0-4.
Ne minuten e 22′ Lëvizje e bukur e Cikalleshit në zonë, sulmuesi rrotullohet dhe lëshon një të djathtë në krahun e djathtë të portierit, duke tundur rrjetën. 1-0 për Shqipërinë.
Ne minute e 34′ Pakujdesi e portierit, Bare përfiton nga fare pranë dhe me portën e boshatisur shënon për 2-0.
Ne minute e 40-te eshte i sapofuturi ne loje Lorenc Trashi qe shonon golin e trete per Shqiperine, duke e nisur debutimin e tij fanelen e kombetres ,me gol.Minuta e fundit e ndeshjes Shqiperia shenon golin e katert me autor Rei Manaj .
Fitore ka arritur dhe Kosova qe ka mundur Malin e Zi 2-0 ne ndeshjen e luajtur ne Prishtine ,ne stadiumin “Fadil Vokrri”
Kosova ka dale shumë shpejt në avantazh në ndeshjen me Malin e Zi, me një gol të shënuar nga Rrahmani.
Porta e malazezëve mposhtet në minutën e 10-të pasi Rrahmani dërgon në rrjetë një top që mori nga goditja e këndit.Ndërsa goli i dytë për dardanët vjen nga V. Muriqi në minutën e 34-t.