Ka zhgenjyer Vllaznia ne ndeshjen e pare pas periudhes se pushimeve duke humbur ne fushen e saj ndeshjen me Kukesin.Takimi ka perfunduar me fitoren e kukesianeve 1-3 ndersa kater golat u shenuan ne pjesen e dyte te takimit.

Kukesi ishte me i qarte dhe e dominoi takimin ndersa reagimi i shkodraneve ishte i dobet.Kukesianet shenuan te paret ne minute e 52 –te me ane te Gurit ndersa Vllaznia barazoi ne minuten e 70-te me ane te Kalase.Por 10 minuta me vone kukesianet kaluan perseri ne avantazh me ane te austriakut Zderic.Ne minute e 93-te , Bakaj shenoi dhe golin e trete per Kukesin duke vulosur fitoren.Tifozeria shkodrane kishte shfaqur interesim per atkimin dhe e mbeshteti ekipin e Vllaznise,por kjo nuk mjaftoi.

Artikulli paraprakKULT – 26.01.2018
Artikulli tjetër“LUFTË KRIMIT TË ORGANIZUAR”; PROJEKT ME REKOMANDIMET E DEPUTETËVE EUROPIANË PËR SHQIPËRINË