Ka përfunduar numërimi i kutive në të gjithë Qarkun e Vlorës.

Procesi ka përfunduar dhe aktualisht komisionerët po mbajnë procesverbalet e nevojshme për kutinë e fundit.

Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste ka fituar në këtë qark, duke qëndruar e pa lëvizur nga 8 mandatet e saj, po aq sa siguroi edhe në 2017.

Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

Artikulli paraprakEDHE MË PAK SE 800 QV PËR T’U NUMËRUAR, REZULTATI NUK NDRYSHON, PS RUAN 73 MANDATE, PD 59 DHE LSI 5
Artikulli tjetërZHDUKET LSI NË BERAT, PS MERR 5 MANDATE, PD 2! KLOSI: MANDATI I 5-TË I TAKON SOCIALISTËVE