Është përmbyllur procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, thënë ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.
Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare.
Nga Shkodra jane zgjedhur Brisela Kadija,Blediana Nika,Gjin Brigja, Jrtmir Lumaj,Violeta Staka.
Megjithëse Vangjush Dako nuk është më kryebashkiak i Durrësit ai ka mundur të marrë votat e delegatëve durrsakë e të jetë përsëri anëtar i asamblesë socialiste.
Ndërkohë delegatët e Tiranës ia kanë besuar votat e tyre për në asamble numrit dy të bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku dhe ish ambasadorit tonë në Ankara, Genti Gazheli.
Sakaq delegatët e Gramshit kanë çuar në asamble një ish gazetar. Ai është Besion Ajazi, tani këshilltar i grupit parlamentar socialist.
Delegatët e Vlorës në Kongres i kanë dhënë votëbesimin Afrim Qendros ish drejtor i ARRSH i cili pas lënies së detyrës është angazhuar në strukturat e PS të këtij qyteti.