Ka përfunduar puna për rehabilitimin e stacionit të pompave të ujit të pijshëm në fshatin Trush I cili një muajin Mars u izolua nga përmbytjet duke krijuar një situatë problematike në furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e Velipojës.
Në mjediset e këtij stacioni niveli I ujit ishte gati në 2 metër, ndërsa sot ky ambjent ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.Kjo ndërhyrje vjen në kohën e duhur atëherë kur Velipoja është në pritje të pushuesve.
Drejtori i Ujësjellës-kanalizime Shkodër Mark Molla thotë se është duke u punuar në mënyrë intensive për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e sezonit turistik 2018.
Një problem që shqetëson drejtuesin e ujesjellësit janë stallat e bagëtive të cilat ndodhen në një zonë të pambrojtur të cilat ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm pasi uji rrezikon që të mbart bakterie ku nuk kanë qënë të pakta rastet.
Për këtë Molla thotë se I ka dërguar shkresë zyrtare Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër, Prefekturës,Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit
Sa i përket sezonit turistik drejtoria e ujësjellësit I ka marrë të gjitha masat e nevojshme duke kryer disa punime të rëndësishme dhe të nevojshme për furnizimin e duhur me ujë Brenda parametrave të lejuar