KRYEMINISTRI RAMA: VLERËSIM PËR KONTRIBUTIN E SHQIPËRISË
Me mbylljen e Samitit dy ditor në Uells, Shqipëria u vlerësua për rolin e saj në gjirin e Aleancës së NATOs
Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Edi Rama, duke theksuar disa nga arritjet e këtij Samiti, në të cilin mori pjesë dhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga ai vetë, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin dhe Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Rama theksoi se delegacioni shqiptar kërkoi që Shqipëria të marr seriozisht rreziqet në rajon dhe përshpejtim të zgjerimit të NATO-s në rajon.
Ndërkohë, gjatë Samitit, një tjetër çështje që u diskutua nga delegacioni shqiptar ishte dhe problemet në Maqedoni dhe zgjidhja e problemit në lidhje me emrin e saj.
Gjate samitit, Kryeministri Edi Rama pati nje takim koke me koke me Presidentin Amerikan, Barak Obama, gjate punimeve te samitit te Uellsit. Vete kryeministri gjate nje konference per median deklaroi se u diskutuan nje sere ceshtjesh me rendesi mes tij dhe kreut te Shtepise se Bardhe. Rama pati takime dhe me Sekretarin e Shtetit amerikan Xhon Kerri si dhe kreret e qeverive te aleateve stategjike te vendit tone si Italia, Greqia dhe Turqia.
Kryeministri Rama u shpreh se gjate takimeve ne samitin e NATO-s u vleresua maksimalisht edhe nisma e kancelares Merkel per vendet e rajonit si dhe per rrugen e tyre drej integrimit evropian.