Parlamenti ka votuar mbrëmjen e sotme në parim projektbuxhetin për vitin 2025 pas një seance maratonë në Kuvend. Deputetët votuan me 75 vota pro miratimit dhe 40 kundër, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 116 ligjvënës.

Seanca e sotme u karakterizua nga debatet dhe përplasjet që ishin të pranishme në disa momente, duke pasur protagonistë deputetët e opozitës. Këta të fundit shprehën pakënaqësinë e tyre me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin e kanë kundërshtuar vazhdimisht edhe në daljet publike.

Po ashtu jashtë ambienteve të Parlamentit, prej orës 17:00 deri në orën 19:00 një grup mbështetësish të opozitës protestuan kundër këtij buxheti.

Artikulli paraprak1000 DITË NGA NISJA E AGRESIONIT RUS, KRYESIA E KUVENDIT NDRIÇOHET ME NGJYRAT E FLAMURIT TË UKRAINËS
Artikulli tjetërDY GOLA VENDOSIN PJESËN E PARË, UKRAINA UDHËHEQ NDAJ SHQIPËRISË