Është shtyrë për ditën e enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD Sali Berisha në lidhje me masën e sigurisë.
Lajmi bëhet me dije nga burime pranë Gjykata Kushtetuese.
Berisha kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën sepse është shmangur Kuvendi duke qenë deputet.
“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.
Kreu i PD-së ndodhet prej 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.