Ka zgjatur rreth një orës seanca për masakrën e Gërdecit. Seanca tjetër është thirrur me datë 17 mars. Ish-ministri Fatmir Mediu, i pandehur për këtë çështje, tha se duhet të merren në pyetje dëshmitarët e më pas ai. Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë.

‘Pyetja e dëshmitareve duhet të çojë të vërtetën deri në fund. Procesi i paligjshëm. SPAK kishte kohë 2 vite jo vetëm të pyeste por edhe të korrigjonte veprimet e paligjshme të prokurorisë. Në fund të procesit, është mirë që të ketë argumente shkresore.

Është manipuluar, pasi në gjithë këto seanca gjyqësore për këdo që do të mësojë të vërtetën ka dalë të artë se nuk ka asnjë falje të vetme jo më fakt që të implikojë ministrin .

Ka respektuara ekspertizën ushtarake dhe ka kërkuar të raportohet në mënyrë periodike të raportohet dhe nuk ka asnjë germë të vetme që atë që ndodhet në Gërdec ta cilësonte të paligjshme. Është bërë një histori mediatike për ta mbajtur gjallë në çdo fushatë elektorale për interesat politike.

Ajo që më bën të gjykoj dhe reflektoj është fakti se një kompani që ka një marrëdhënie juridike

Nuk e kërkuam vetëm në por edhe familjarët, e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen dëshmitarëve. Jo vetëm një akt që përgjigjen apo nuk përgjigjen. Dua të theksoj një akt të thjeshtë. Nëse duan të vërtetën del nëpërmjet ballafaqimit.

Mendoj se pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAC do të ishte shumë herë më e plotë nëse do të dinim dhe do të bënim pyetje si për të gjitha palët për ti shkuar të vërtetës deri në fund.’- tha Mediu.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË MAMURRAS, LIHET NË BURG I RIU! 23-VJEÇARI I PENDUAR: QËLLOVA NË GJAKNXEHTËSI
Artikulli tjetërISHTE PARASHIKUAR TË MBAHEJ SOT, SHTYHET MBLEDHJA E KONFERENCËS SË KRYETARËVE