Ekupi perfaqesues i Shqiperise ka zhvilluar ne Elbasan Arena ndeshjen me Islanden e vlefshme per EURO 2020.
Pjesa e pare e takimit perfundoi 1-0 per Shqiperine me goline shenur nga Dermaku me nje gol me koke.

Islanda ka barazuar rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Gylfi Sigurdsson ka arritur të shënojë falë një pasigurie të mbrojtjes shqiptare. I gjendur në mes të zonës Sigurdsson ka çuar në cep të portës i pashqetësuar topin dhe 1-1.

Kapiteni Elseid Hysaj ka kaluar në avantazh përsëri Shqipërinë pas një aksioni fantastik të Rei Manaj. Shqipëria u trondit pak nga goli i Sigurdsson dhe barazimi i befasishëm i Islandës por situata zgjati shumë pak.

Shqipëria e filloi në sulm këtë pjesë të dytë por islandezët janë treguar tepër të ftohtë duke shfrytëzuar paqartësinë e mbrojtësit Ismajli në mbrojtje. Islandezet arrijne te barazojne 2-2 vetem pak minuta pas golit te Hysajt.
Odise Roshi shënon golin e tretë për Shqipërinë, duke kaluar po kaq herë në avantazh kuqezinjtë.
Do jete minuta e 79- te e takimit kur Cikalleshi shënon golin e katërt per Shqiperine.

Artikulli paraprakFLAKËT VËNË NË RREZIK STANE BAGËTISH, BANESA DHE BIZNESE
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE SHI, POR SI DO TË NDRYSHOJNË TEMPERATURAT SOT?