Punimet për sistemim asfaltimin e rrugës Oblikë Qendër- Lagjja e Re në Njësinë Administrative Ana e Malit, po shkojnë drejt fundit. Është loti 2 i kësaj rruge, në një zonë me densitet të lartë banorësh por edhe qarkullimi të mjeteve e mallrave. Investimi, me vlerë 4.5 milion lekë të reja, është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ashtu si në të gjitha investimet e tjera këto 4 vitet e fundit.

Projekti i Bashkisë Shkodër parashikonte 650 metër katror sipërfaqe asfaltike, mure mbajtës, vepra arti si tombino dhe kuneta, sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Hedhja e shtresës së “tapetit” të asfaltit, siç quhet me gjuhën teknike, do të pasohet nga sinjalistika.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBETURINAT JASHTË KONTENIERËVE “PUSHTOJNË” UNAZËN
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 07.10.2019