KRYEMINISTRI FLET EDHE PËR AKUZAT E TOM DOSHIT, NAMIK KOPLIKU NË VËND TË MEGI AJTYRESËS. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të mbyllur në Shkodër me strukturat e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve vendore, ku ka prezantuar edhe kandidaten e mazhorancës për këtë qark, Keti Bazhdarin.  

Në fjalën e tij përpara strukturave të PS Kryeministri Rama ka shprehur bindjen se Bazhdari është kandidatura më e mirë dhe më afër fitores, por me kushtin që ajo të jetë sa më afër fitores.   Burime për Star Plus bëjnë të ditur se krahas prezantimit të Bazhdarit, shefi i qeverisë është ndalur edhe në përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga Partia Socialiste.   Shefi i qeverisë është shprehur se përjashtimi i Doshit ishte një ngjarje e padëshiruar por edhe e pashmangshme. Kjo pasi siç ka nënvizuar Rama, shkak i përjashtimit ka qenë sjellja jo etike e ish-deputetit të PS me Ministrat e kabinetit qeveritarë dhe drejtorë.  Por përveç, kësaj gjate kësaj mbledhje kryetari I PS-se Rama, ka bere publik edhe vendimin për ndryshimin e pozicionit te Kryetarit te PS-se se Rrethit te Shkodrës. Ne vend te Megi Ajtyreses ne krye te kësaj force politike ne Shkodër do te jete deputeti aktual I PS-se Namik Kopliku. Nga ana tjetër, vete kryeministri Rama, gjate fjalës se tij ka bere publik edhe emrat e kandidateve ne Qarkun Shkodër. Ne Bashkinë Shkodër do te garoje Keti Bazhdari. Ne Bashkinë Vau Dejës do te garoje, Gjoke Lleshi, ne Bashkinë Koplik Tonin Marinaj ne Bashkinë Fushe Arrëz Fran Tuci ndërkohe qe Bashkinë Puke Rrustem Struga

Artikulli paraprakShkarkohet nga detyra Drejtori i Spitalit Rajonal te Shkodres Tonin Marku
Artikulli tjetërVOLEJBOLL, VLLAZNIA HUMBET TAKIMIN E PARË NË PLAY-OFF