Përfaqësuesi i PD në komisionin e Jashtëm, Edi Paloka ka folur pas përfundimit të takimit që presidenti Meta zhvilloi me anëtarët e komisionit të jashtëm në Presidence për ecurinë e negociatave me Greqinë. Paloka tha se në pah u vendos mungesa e transparencës.

“Mungesa e plotë e transparencës nga ministria e jashtëme dhe marrëdhëniet me presidentin nuk kanë qenë korrekte. Ramë dakord të gjithë që qëndrimi i presidenti është korrekt dhe i përgjigjet detyrimit që ai ka për të qëndruar mbi vendimet e GJK.

Shqetësim ynë si opozitë ishte mungesa e transparencës. Pati edhe kërkesa për një grup më të mirë të grupit të negociatorëve.”- tha Paloka

Artikulli paraprakBEGAJ POZITIVE EDHE NË TESTIN B FLET PËR HERË TË PARË NË 11:30
Artikulli tjetërKULT – BARDHYL HYSA