Në Kryesinë e Kuvendit ka perfunduar diskutimi i shumëpritur mes Ramës, Metës dhe Bashës për të gjetur një zgjedhje konsensuale për miratimin e reformës në drejtësi.
Në takimin e thirrur nga Ilir Meta nuk moren pjesë ambasadorët Lu dhe Vlahutin. I pari që ka mbërritur ka qenë kryeparlamentari Ilir Meta, i cili është i shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili. Ndërsa kryeministri Rama mësohet se ka qenë i vetëm në takim dhe nuk është shoqëruar nga asnjë deputet. Në selinë e Kuvendit ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi. Në diskutim ka qendruar propozimi hibrid i ambasasdores Victoria Nuland.