Perfundimi i punimeve te ndertimit te ujesjellesit te Muriqanit, qe siguron furnizimin me uje per se paku 1000 banore, eshte inspektuar nga Kryetari i Keshillit te Qarkut te Shkodres, Edmond Ndou. Per kete investim jane financuar 96 milione leke, projekt i perbashket i Keshillit te Qarkut dhe agjensise kombetare te ujerave dhe kanalizimeve, qe filloi te zbatohej ne qershor te vitit te kaluar.
Ndou theksoi se ecuria e punes per zbatimin e ketij projekti eshte ndjekur nga afer dhe sot gjithçka rezulton ne parametrat e duhura.
Ndersa Klaud Luka, inxhinier qe i ka monitoruar rregullisht punimet per ndertimin e ketij ujesjellesi, tregoi skemen qe u zbatua per sigurimin e ujit dhe mbërritjen deri te shtepite e banoreve.
Per administratorin e Njesise Administrative Ana e Malit, Adnan Shullani dhe pergjegjesin e ujesjellesit, Artur Shkambaj, ky investim ishte i nevojshëm.