Bëhet e ditur se një francez i armatosur është arrestuar në fund të muajit maj dhe, se sot është burgosur në Ukrainë.

Aktualisht është duke u diskutuar lidhur me dorëzimin e tij, tek autoritetet franceze. Në kufirin Poloni-Ukrainë, është arrestuar shtetasi francez, në veturën e së cilit është gjetur 100 kg eksploziv dhe një detonator, tre minahedhës dhe disa automatikë “kallashnikovë”, transmeton lajmi.net. Sipas informacioneve të televizionit francez M6, shtetasi francez kishte planifikuar që të gjithë arsenalin ta dërgonte në Francë për sulm në ndonjë ndeshje të Kampionatit Evropian, por shërbimet speciale, nuk kanë bërë ndonjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni.

Artikulli paraprakABUZIMI NË QËNDRËN E ZHVILLIMIT, “ARREST SHTËPIE” PËR DY ZYRTARET
Artikulli tjetërLIVING – 04.06.2016