Në ditën Ndërkombëtare të Muzikës Jazz rikthehen emocionet e dy edicioneve të mëparshme të “Swing Marathon”.

Por, këtë herë edhe më të forta, pasi numri i pjesëmarrësve dhe festa do të jetë më e madhe.

Të veshur me stilin e viteve ‘40-‘50 dhe nën rimet e muzikës jazz, “swing fanatics” do t’ia shtojnë edhe më shumë hijeshinë Shkodrës.

12 orë muzikë, udhëtim, “Swing Marathon” është një ngjarje unike, e cila këtë herë vjen në edicionin e tretë të saj, organizuar po nga “Hemingway Fan Club Albania”.

Me pjesëmarrjen e prej më shumë se 1000 njerëzve, kjo ngjarje kulturore që nis në Tiranë dhe stacionohet në Shkodër do të kulmojë bash në zemër të Pijacës, përballë Kafes së Madhe.

Ky udhëtim fantastik nis me tren dhe 22 artistë italianë do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së udhëtimit.

Nxënësit e shkollës “28 Nëntori” kanë organizuar përgatitjet e fundit të performancës në afërsi të Stacionit të Trenit, aty ku ditën e hënë pritet të kulmoj e gjithë festa.

 

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, MASA PËR NDOTJEN AKUSTIKE
Artikulli tjetërKANOSI ME ARMË FQINJIN, I GODITI GRUAN ME LEVË, ARRESTOHET