Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencës paralajmërojnë që dita e sotme do të jetë më e nxehta për këtë qershor.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Termometri parashikon që të regjistrojë temperatura deri në 41 gradë Celcius në zonat e ulëta, ndërsa në zonat bregdetare deri në 39 gradë Celcius.
Vapa përvëluese pritet të ketë një rënie të lehtë në fundjavë, me 2 gradë të shtunën dhe të dielën me 3 gradë.
Me nisjen e javës së re pritet të ketë dhe rënie të temperaturave duk shënuar nivelin 32 – 34 gradë Celcius.
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon
Ditën e premte mbi vendin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 39°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C