Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari dhe plagosjen e 4 pasagjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë-Librazhd në vendin e quajtur ‘Gurorja’. Një minibus me drejtues drejtues shtetasin P.C, 55-vjeç, banues në Prrenjas, është përplasur me një furgon me drejtues shtetasin Qani Beqo, 60-vjeç, po banues në Prrenjas. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i furgonit, 60-vjeçari Qani Beqo, dhe janë plagosur 4 shtetas që ishin pasagjerë në minibus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.  Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.

Artikulli paraprakJA KUSH JANË 4 EKIPET TË CILAT KANË “TMERRUAR” TIFOZËT PËR HALLOWEEN
Artikulli tjetërHUMBI ZGJEDHJET LOKALE/ KRYEMINISTRI MAQEDONAS JEP DOREHEQJEN