Dy aksidente rrugore janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Asim Vokshi ” , një makinë tip “Volswagen”, ka përplasur për vdekje këmbësorin 69-vjeçar S.Shehu. Për këtë aksident është arrestuar 22-vjeçari me inicialet E.Q..
Ndërkohë, edhe në rrugën e “Dibrës” është regjistruar një tjetër aksident, ku humbi jetën një 60-vjeçar, G., M.
Sipas njoftimit të policisë, shkak i aksidentit është bërë shoferi i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai ka rënë në prangat e policisë.