Trafiku i rënduar shpesh është bërë shkak për aksidente rrugore. Në këtë përfundim ka dalë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pas një analize të kryer për katër muajt e parë të vitit. Më shumë se gjysma e aksidenteve kanë ndodhur në zonat urbane duke tejkaluar me 15% mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. 45% e të përfshirëve në aksidente në vendin tonë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë qenë këmbësorët, 19% pasagjerët dhe 17% drejtuesit e mjeteve.

Rreth 21% më shumë se në BE për të parët, 4% për të dytët dhe 7% për të tretët. Faji sipas Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor jo gjithnjë ka qënë i  shoferëve. Ndërsa numri i motoçiklistëve dhe çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore në shtetet e BE është më i lartë se në vendin tonë. Ndërkohë nga janari në prill në Shqipëri humbën jetën në aksidente rrugore 56 persona. Në krahasim me katër muajt e parë të vitit të shkuar numri i viktimave në rrugë ra me rreth 20%. Analiza e Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor nxjerr në pah punën që duhet bërë për edukimin e përdoruesve të rrugës në zonat urbane.

TË PËRFSHIRË NË AKSIDENTE

Shqipëri BE
Këmbësor 45% 37%
Pasagjerë 19% 15%
Shoferë 17% 10%
Motoçiklistë 10% 18%
Çiklistë 6% 14%

VIKTIMA NË AKSIDENTET RRUGORE

Janar – Prill 2021 70
Janar – Prill 2022 56

Artikulli paraprakRUSIA PARALAJMËRON NISJEN E NJË LUFTE TË FTOHTË/ MINISTRI LAVROV: PASOJAT DO TË NDIHEN NGA TË GJITHË
Artikulli tjetërCOVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORË, 40 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 14 TË SHËRUAR