KATËR VIKTIMA DHE DISA TË PLAGOSUR BRENDA PAK ORËSH NË NJË SERI AKSIDENTESH TË NDRYSHME NË VEND.
Katër viktima dhe disa të plagosur brenda pak orësh në një seri aksidentesh të ndryshme në vend.Një viktimë është shënuar mëngjesin e sotëm në Laç si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja është shënuar rreth orës 07.00 së mëngjesit në superstraden Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur tek farmaci “Hasi”, Kurbin kur mjeti autoveturë ‘Peugeot’, me targë LA 2781A, me drejtues shtetasin Anton Lleshi, 19 vjeç, banues në Laç, Kurbin, ka dalë nga rruga dhe perplasur me një shtyllë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe dëmtuar pa rrezik për jetën, pasagjeri Petrit Lleshi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Ndërkohë, po në Laç gjatë orëve të mbrëmjes janë aksidentuar, një 26-vjeçar, Alfred Gjini, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak, ndërsa ka mbetur i plagosur, Eduard Cakoni, 28 vjeç. Aksidenti u shënua tek Laguna e Patokut.Po sot, por në orën 12:30 minuta në mesditën e së mërkurës një shtetas kosovar mbeti i vrarë në një aksident në Rrëshen-Kalimash. Makina me të cilën udhëtonte kosovari së bashku me 2 persona të tjerë u përplas pa hyrë në tunel. Automjeti doli nga rruga dhe si pasojë gjeti vdekjen shtetai kosovar 21 vjec, Liridon Fejza nga Mitrovica. Ndërkaq dy persona e plagosur janë babai e vëllai i viktimës, Ardian dhe Blerim Fejza, si edhe Fidan Ismaili 30 vjeç nga Fushë Kosova, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dyshon si shkak të aksidentit, shpejtësinë e madhe me të cilën udhëtonte automjeti tip Benz me targa UFP 442. Autmjeti është përplasur me trafikndarësen.